http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë ato çka kane mbetur nga shtëpitë e tyre. Nje pjese, gërmadha te rrethuara nga gëzhoja. Është kjo pamja që ofron zona e njohur si ?Lagjja e Trimave?, në Kumanovë, pas operacionit dyditor të njësive speciale. Shqiptarët, që përbëjnë 25% të banoreve të Kumanovës janë kthyer sërish pranë banesave tashmë të shkatërruara. Shume prej tyre thonë se kane qene fatlume. ?Fati na shpëtoi granata e pashpërthyer?.Një banor tregon momentin e largimit pas mbërritjes se forcave te policisë. Te zemëruar per këtë qe ndodhi ata bëjnë përgjegjës udhëheqësit politike. Pas pasigurisë per jetën shqetësim per ta tani është rindërtimi i banesave. Këshilli Komunal i Kumanovës paralajmëroi krijimin e Komisioneve që do te vlerësojnë dëmet në Lagjen e Trimave. Ne ndihme te familjeve te dëmtuara është edhe Kryqi i Kuq, qe po merret me vlerësimin e dëmeve. ?Prej sot ekipet tona janë në terren dhe pas vlerësimeve të para do te plotësojmë nevojat për gjithë ata që kane pësuar dëme të mëdha. fillimisht do te mbulojmë kategoritë më të prekura. Gjatë luftimeve shume familje humben edhe bagëtitë. Për shkak të rrezikut të infektimeve është kërkuar ndërhyrja e institucioneve shëndetësore.