Hije dyshimi mbi operacionin në Kumanovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i grupit te pretenduar si terrorist nga qeveria në Shkup, që akuzohet se do të kryente disa sulme ndaj institucioneve maqedonase, është Ifran Luftiu me profesion berber në Kumanovë, ndërsa të ndaluarit e tjerë janë fqinj të tij. Ketë fakt e bëjnë me dije mediat në Maqedoni, pas publikimit të dy videove të të ndaluarve nga policia, duke ngritur dyshime të forta rreth gjithë aksionit policor maqedonas ndaj terroristeve, të cilin edhe vetë kreu i NATO-s Stoltenberg u rezervua t?i cilësonte te tille.Pas mbledhjes se kryesisë, Partia Shqiptare ne qeveri Bashkimi Demokratik per Integrim përmes nje komunikate për media, vlerësoi se ngjarjet në Kumanovë dhe Goshincë, por edhe incidentet e tjera të sigurisë në muajt e fundit, nuk janë në vijë me orientimet e saj strategjike dhe nuk paraqesin interes dhe përcaktim të kombit shqiptar në vend dhe rajon. Pasi garantoi banoret e ?Lagjes se Trimave? se do te ndihmohen nga shteti per demet materiale. BDI thekson se do të angazhohet për proces transparent hetimor dhe gjyqësor për të përfshirët në përleshjet e 9 dhe 10 majit. Ajo mbetet e përkushtuar per zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit, barazinë midis shqiptareve e maqedonasve dhe ne ruajtjen e raporteve te mira ndëretnike.Ndërsa presidentja e Kosovës Jahjaga dhe Kryeministri Mustafa pas nje takimi dënuan çfarëdo përfshirje të shtetasve të Kosovës në incidente në Maqedoni që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe shteteve fqinje dhe bene thirrje për hetim transparent të ngjarjeve të fundit. Komisioneri për zgjerimin ne BE, Johannes Hahn kerkoi nga Brukseli qe te gjitha palët te bashkëpunojnë per qartësimin e situatës dhe te mos krijojnë tension etnik, por pa larguar vëmendjen nga gjendja serioze politike ne vend. Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban ki Moon beri thirrje per vetëpërmbajtje dhe kërkoi hetim transparent. Ndërkohë, kryeministri bullgar Bojko Borisov i bëri apel homologut maqedonas Nikolla Gruevski, që të japë dorëheqjen. I ashpër ka qenë edhe reagimi i palës greke qe përmes zëdhënësit te Ministrisë se Jashtme Kostandin Kutras, theksoi se Maqedonia ka probleme s qe lidhen me funksionimin e shtetit ligjor e zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit. Nga ana tjetër ish-Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Lubomir Fërckovski duke folur për ?Radio Europa e Lirë? ka thënë se konflikti në Kumanovë është stisje e qeverisë në Shkup për të shmangur vëmendjet nga problemet aktuale të qeverisë. Edhe ekspertet e çështjeve të Ballkanit kanë folur me tone të ashpra për situatën në Maqedoni. Në një intervistë për ?Deutche Welle?, Franc Lotar Altman ka thënë se qeverisja aktuale rrezikon ta çoje drejt përçarjes Maqedoninë, çka nuk mbështetet aspak nga unioni.