OSHEE, për herë të parë me fitim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për herë të parë pas 3 vitesh ka arritur që në muajin prill të dalë me fitim. Lajmin e bëri të ditur administratori Ardian Çela, i cili tha se edhe pse gjatë muajit që shkoi nuk ishin në fuqi aktmarrëveshjet me skemën lehtësuese, sërish u arrit të arkëtohen 50 milion dollarë, 10 milion më shumë se para një viti. Çela njoftoi se aksioni i radhës i kompanisë OSHEE do të përqendrohet në zonat bregdetare dhe sidomos në subjektet private që operojnë në këtë territor. Kompania OSHEE gjatë prillit ka arritur të ulë edhe humbjet në rrjet duke i çuar në 30.5% , një rekord i ri ky për sistemin energjetik në Shqipëri.

Free Traffic Exchange