http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja ekonomike mbetet në dorën e qeverisë dhe në reformat e saj për të përmirësuar klimën e biznesit dhe shtimin e investimeve të huaja. Kjo ishte përgjigjja e kreut të bankës së Shqipërisë Genti Sejko, për deputetët që e pyetën se çfarë reformash ka marrë banka për të nxitur ekonominë. Deputetët janë shprehur të shqetësuar pasi, ndonëse Banka Qëndore ka ulur në nivele historike interesin e lekut, sërish kredia nuk është stimuluar dhe normat e interesit janë të larta. Përfitimi i konsumatorëve nga rënia e interesave të kredive është 81 milion euro. Në raportin vjetor përpara komisionit të ekonomisë Genti Sejko tha se janë marrë shumë masa administrative dhe sigurie në mënyrë që të shmangen ngjarjet si ajo e skandalit te vjedhjes se thesarit. Në kontrollin që është bërë, sipas guvernatorit, janë gjetur mjaft shkelje dhe procedura të cilat kreu i bankës ai i cilësoi si gafa.