Xhafa akuzon Nishanin për KLD - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet ne gjyqësor sjellin të tjera sulme nga mazhoranca ndaj Presidentit të Republikës. Kreu i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafa tha se Nishani, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka shpërfillur ankesat e qytetareve ndaj këtij institucioni. Por Xhafa nuk ka lenë jashtë akuzave edhe vetë trupën e KLD-se. Këto deklarata kreu i Komisionit të Ligjeve i beri teksa diskutohej raporti vjetor i avokatit te popullit. Edhe Igli Totozani tha se çdo ankese qe ka përcjelle ne drejtim te KLD nuk ka marre përgjigje. Prej kohesh mazhoranca dhe Presidenti i Republikës janë përplasur, sidomos për emërimet ne Gjykatën e Lartë. Shumica ka rrezuar çdo dekretim të presidentit, duke i kërkuar atij që më parë të konsultohet për emrat, por kreu i shtetit nuk ka pranuar një procedurë të tillë.