Mijatoviç për nenin 62 dhe lirinë e medias - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kujdes nga heqja e nenit 62, në ligjin për mediat audiovizive. Apeli vjen nga Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias Dunja Mijatoviç, e cila gjatë konferencës ?Liria e shprehjes dhe media?, tha se politika duhet të qëndrojë larg mediave.Dunja Mijatoviç:Shqipërisë nuk i duhet dhe nuk ka nevojë për shfuqizimin e nenit. ne jemi këtu dhe do të japim ekspertizën tonë. mesazhet e mia janë të qarta, politika larg duart nga mediaNdërsa pas konferencës, ajo tha se ka pasur kontakte me qeverinë shqiptare mbi këtë çështje e cila ndryshon pronësinë e radiove dhe televizioneve, dhe pritet reagimi. Por propozimi i deputetit socialist taulant Balla, do t?i nënshtrohet diskutimit në parlament vetëm pasi të merret mendimi i partnerëve ndërkombëtarë. Projektligji i propozuar nga deputeti Balla për ndryshime në ligjin për mediat audiovizive, i miratuar dy vite më parë me konsensus, tenton të eliminojë nenin 62, të hartuar me konsultime me Këshillin e Europes dhe Bashkimin Europian, pasi rregullon një çështje të ndjeshme si pronësia mbi televizionet e radiot.