Kumanovë, policia tërheq autoblindat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas situatës se tensionuar ne Kumanove, forcat policore kane nisur tërheqjen. Përgjatë gjithë ditës jane dëgjuar te shtëna sporadike. Disa makina me pjesëtare te ekipeve monitoruese të OSBE-së kane hyre ne qytet dhe do te mbikëqyrin se çfarë ka ndodhur orët e fundit. Pas normalizimit te lehtë të situatës, banorët e Kumanovës do te lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Shume prej banoreve, nuk e besojnë versionin zyrtar te ngjarjeve, pasi pohojnë se nuk kane pare asnjë te pazakonte përpara nisjes se operacionit. Ndërkaq presidenti Ivanon ka mbledhur Këshillin e Sigurisë per te diskutuar per situatën ne vend, e ku marrin pjese edhe përfaqësues te dy partive kryesore shqiptare BDI dhe PDSH. Autoritetet serbe kanë mbyllur kufirin me Maqedoninë, në Tabanocë dhe nuk lejojnë hyrjen e personave të zhvendosur nga Lagjja e Trimave të Kumanovës në Preshevë. Konfirmimi erdhi nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, sipas te cilit pjesëtarët e Policisë serbe i kanë kthyer mbrapsht personat qe kane tentuar te kalojnë.