http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak orë pas mitingut të PD në Koplik të Malësisë së Madhe, efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në banesat e personave që morën pjesë në këtë tubim. Policët hynë në disa shtëpi, duke kërkuar dy të rinj, të dyshuar për goditje të forcave të rendit gjatë tubimit. Por opozita e ka quajtur ngjarjen, një presion të urdhëruar nga kryeministri Rama. Por policia e Shkodrës ka mohuar këto akuza, duke sqaruar se kontrollet u bënë pas bllokimit të qendrës së Koplikut për 20 minuta, menjëherë pas takimit të PD-së. Sipas policisë, mbështetësit e opozitës Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj kanë sharë e ofenduar efektivët të cilët ishin në krye të detyrës. Pas denoncimit nga vetë punonjësit e policisë, Fabian Popaj dhe Emirjon Hasaj u shpallën në kërkim e për këtë arsye u bënë dhe kontrollet në banesat ku dyshohej se ndodheshin. Emirjon Hasaj nuk është një emër i panjohur për policinë, ai është proceduar edhe më parë nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale ?Kundërshtim i punonjësit të Policisë?.