Rama: Mbështetje Gjirokastrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjirokastra, një ndër pasuritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore në vend, do të ketë mbështetje të posaçme financiare të qeverisë. Premtimin e dha kryeministri Edi Rama, në prezantimin e kandidates për Bashkinë, Zamira Rami. Kreu i qeverisë, tha se jo pa qëllim është zgjedhur një grua si kandidate për kryebashkiake. Nje mesazh, kryeministri Rama ia dha edhe të gjithë socialistëve, të cilët nuk përkrahën idenë se kandidaturën e propozuar nga LSI për Gjirokastrën. Qyteti i gurtë mirëpret festivalin tradicional folklorik. Ky moment nuk kaloi pa një batutë nga kryeministri, në adresë të ministrit Arben Ahmetaj. Në prezantimin e kandidates Rami, kreu i LSI Ilir Meta, u shpreh se çdo investim në Gjirokastër, është i merituar dhe justifikuar, pasi do të sjellë vlerë të shtuar jo vetëm për qytetarë, por edhe për ekonominë kombëtare. Kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe kandidatin për Bashkine Himarë, Gjergji Goro, të cilin e vlerësoi si partnerin e duhur të qeverisë për zhvillimin e zonës së bregut. Shefi i ekzekutivit bëri me dije se sapo ka përfunduar projekti i bregut të Himarës, që do ta transformojë në një pjesë turistike të shkëlqyer.

Free Traffic Exchange