Kosova, fushatë në fshatra - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për fshatin, shqetësim kryesor mbetet kostoja e lartë e punimit të tokës dhe shitjes së prodhimeve. Ndaj dhe në Baldushk, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka shpjeguar vizionin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve.?Bashkia ka krijuar këtë fond si garanci në Bankë për kreditë që do jepen me zero përqindje. Fondi që ti merr, të bën që në fillim të fillosh të japësh rezultate maksimale, bën sera a ble mjete për të punuar tokën, a ble më shumë plehra. Kjo është puna jote se si do e bësh ti planin, është plani dhe projekti i çdo njërit nga ju që do pretendojë të marë këtë fond pa përqindje, pa përqindje sepse ato i mbulon Bashkia dhe pa garanci sepse ato i mbulon Bashkia, pa diskutim për t?ju ndihmuar juve?Prodhimet e fshatit kanë treg kryesor qytetin dhe rrugët kryesore të tij, do të jenë në dispozicion të fermerëve, sipas një programi paraprak. ?Kjo do bëhet me një treg shumë të bukur, portativ, e thua, nesër ditë e Hënë, Rr. Myslym Shyri, nga ky segment tek ky segment do të jetë e mbyllur sepse fshatarët e Baldushkut , Bërzhitës e kështu me rradhë do të shesin prodhimet e tyre. Ne do t?i shohim të gjitha variantet por unë mendoj që më e lehta dhe më praktikja është që ju mos lodheni t?i çoni gjërat në Tiranë, por ne të krijojmë një sistem menaxhimi midis jush dhe qytetarëve që kanë nevojë, si ajo që ju prodhoni ju të shkojë aty ku duhet. Po si ka mundësi që ti ta prodhosh në Berat ose në Lushnje ose në Fier dhe të të dalë kostoja për ta shitur në Tiranë, duke qenë se Tirana ka gjithë këto fshatra, gjithë këto hapësira që mjafton t?i kombinojmë, t?i menaxhojmë më mirë prodhimet tona dhe mënyrën se si ato t?i shkojnë tregut, është shumë më mirë për ju por është shumë më mirë edhe për qytetarët e Tiranës që në çmim mos të kenë dhe kostot e tjera shtesë?.Të shtunën, Kosova zhvilloi një sërë takimesh edhe me banorët e Zallbastarit dhe Zall Herrit.