Spitali i ri Amerikan në Prishtinë, ministria nuk i jep licencën
Spitali Amerikan, i cili prej vitesh ushtron aktivitetin e tij në periferi të Prishtinës, ka investuar 25 milion euro në godinën e re brenda në qytet, ku pritet të transferohet. Mirëpo këtij spitali ende nuk i është dhënë licensa për ndryshim lokacioni nga Ministria e Shëndetësisë.