Reagimet për situatën në Kumanovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Ministria e Brendshme, veç konfirmimit të operacionit te policisë, nuk jep informacione lidhur me situatën në Kumanovë, ka ardhur reagimi i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim. Përmes një komunikate për media, BDI njofton se po ndjek me shqetësim të thelle zhvillimet në këtë qytet, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare për vetëpërmbajtje, ruajtje të gjakftohtësisë dhe të mos bien pre e provokimeve. BDI, partia që është pjesë e koalicionit qeverisës, i ka bërë thirrje dhe Ministrisë së Brendshme të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së terren por dhe asaj politike. ?Shqiptarët në Maqedoni dëshirojnë të shohin një vend ne barazi dhe marrëdhënie të mirë ndërfqinjësore?, - thuhet me tej në komunikatën e këtij subjekti politik. Ndërkohë një reagim i menjëhershëm ka ardhur dhe nga kreu i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski. Ai e përshkroi situatën në qytet në një gjendje të jashtëzakonshme ndërsa ka apeluar që qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.