Shuhet një familje në Kumanovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situatë lufte në Kumanovë, ndërsa një aksion i specialeve maqedonase, i cili vijon ende, pa patur një bilanc tepër të rëndë. Një familje, prindërit dhe vajza tete vjeçare, besohet se kanë mbetur të vrarë gjatë aksionit në zonën e njohur si lagjia e Trimave, ku policia synonte të godiste një grup të armatosur. Burime të pakonfirmuara raportojnë dhe për policë të mbetur të vrarë. Ende nuk dihet numri i tyre. Ndërkohë në klinikën e Shkupit, ku ndodhet dhe Ministri i Shendetesise Todorov, kanë mbërritur dhjetëra të lënduar, mes tyre policë dhe civile. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme raportojnë se aksioni i policisë vijon. Operacioni i specialeve nisi në orën 5 të mëngjesit me qëllim goditjen e nje grupi, për të cilin Shkupi zyrtar kishte informacione se ishte i armatosur rëndë dhe mund të kryenin sulme në Maqedoni. Gjatë aksionit ka patur të shtëna dhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe këtyre personave, duke shkaktuar dhe viktima. Në zonë kanë fluturuar dhe helikopterë e dronë të policisë, ndërsa banoret janë përfshirë nga paniku e ankthi, pasi situata në Kumanove është ajo e një situate lufte.