Deshton mbikqyrja elektronike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arresti nen mbikqyrje ka deshtuar. Megjithese ne Ministrine e Drejtesise eshte ndertuar nje salle e posacme dhe punonjesit qendrojne me tre turne gjykatat nuk kane dhene asnje mase te tille denimi nderkohe qe burgjet vuajne nga mbipopullimi. Kreu i sherbimit te proves Ilir Qafa thote per Vizion Plus se ky sherbim mund te perballoje deri ne 100 persona. Prej tre vitesh ne ministrine e Drejtesise eshte ndertuar kjo salle, nga ku mund te mbikqyren elektronikisht te denuarit, per te cilet gjykata ka dhene si mase arrestin nen mbikëqyrje. Por megjithëse çdo gje persa i perket anes teknike eshte ne rregull, madje edhe stafit qe qendron me tre turne, deri tani rezulton se nuk kemi asnjë person nen mbikqyrje. Per kete situate drejtori i shërbimit te proves, Ilir Qafa, fajëson gjykatat qe jane te prirura te aplikojne vetem denimin me burg, megjithëse keto institucione tashme vujane nga mbipopullimi. Kreu i shërbimit te proves thote se cdo dite te gjitha gjykatave ne vend u dergon nje relacion nga ky sherbim ka mundesi dhe kapacitet te mbikqyre 100 persona. Byzylyku elektronik eshte nje paisje ne madhesine e nje telefoni fiksuar me nje rrip si ai i nje ore. Ai permban nje mikrocip qe permban GSP, i cili kontrollohet permes satelitit duke mundësuar ne cdo moment vendodhjen e personit qe e mban. Perimetri gjate te cilit ka lirshmëri lëvizje personi qe e mban eshte i percaktuar nga gjykata. Spiunimi nese personi po qendron brenda perimetrit te caktuar behet nga nje tjeter paisje qe fiksohet ne banesen e tij. Keto masa jane efektive te perdoren per te denuarit e mitur qe kerkojne te ndjekin shkollen apo per ata qe jane te akuzuar per dhune ne familje por deri tani ne shqiperi numërohen me gishta personat qe u eshte dhene kjo mase.