Basha: Vendi ne drejtimin e gabuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozites Lulzim Basha ka akuzuar nga Dibra qeverine si shkaktare te largimit masiv te shqiptareve. Basha tha se vetem ne muajin Prill numri i atyre qe kane braktisur vendin ka arritur ne 5 mije. Kreu i Partise Demokratike u ndal edhe tek ekonomia duke thene se vendi eshte zhytur ne krize te thelle. Numri i larte i shqiptareve qe kane kerkuar azil politik ne vendet e Bashkimit Evropian i kane sherbyer si argument liderit te opozites Lulzim Basha qe te kundershtoje sloganin elektoral te rivaleve politik e per te theksuar se vendi nuk po ecen ne drejtimin e duhur por ne drejtimin e gabuar. Gjate prezantimit te kandidateve demokrate ne Bulqize e Diber, Basha deklaroi se vetem në muajin Prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani është afersisht 5 mijë vetë nje tregues per perkeqesimin e situates. Por azilkerkuesit nuk jane te vetmit qe tregojne se vendi po ecen me keq nen drejtimin e se majtes, pasi sipas kryetarit te PD-se cdo familje shqiptare po kalon nje sistuate te veshtire ekonomike per shkak te krizes ku eshte zhytur vendi. Sipas Lulzim Bashes per te gjitha keto arsye qytetaret ne 21 qershor duhet te votojne te djathten dhe alternativen e saj per rimekembjen e vendit.