Halim Kosova premtime për fermerët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati demokrat per Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka takuar banoret e nje prej zonave me te reja qe i janë bashkuar Tiranës, pas ndarjes se re territoriale, Zallbastarit. Përballë problemeve te tyre per mungesën e infrastrukturës rrugore apo tregut per shitjen e prodhimit, Halim Kosova ka premtuar nje qeverisje ndryshe nese qytetaret i besojnë Bashkinë e Tiranës.Halim Kosova:Unë e kam ndarë mendjen që të tregoj në këtë vend që ndershmëria nuk ka vdekur dhe me ndershmëri ndryshojnë gjërat. Ky është qëllimi im. Nuk futem fare se çfarë partie ke qejf, çfarë s?ke qejf. Çfarë të duan të bëjnë njerëzit, nuk përzihem tek kjo. Por ama ne kur bëjmë një investim në një zonë, e zëmë një rrugë, aty kalon demokrati , socialisti, i LSI-së, kalojnë të gjithë me radhë. Por, prioritet nuk do të jenë përkatësitë politike, por do të jenë hallet e miletit.Nga Zall Herri nje tjetër zone e re qe i është bashkangjitur Tiranës e ku problemet e banoreve janë te njëjta me ato te komunave qe tani jane pjese e bashkisë se madhe, kandidati i Partisë Demokratike ka folur per nje projekt te ri per infrastrukturën rrugore.Bashkë me urbanistët kemi hapur hartën e Tiranës dhe puna e parë, se nuk është se unë bëj rrugë, por unë gjykoj bashkë me të tjerët, me specialistët, si të bëjmë më të mirën dhe e kemi hapur dhe kemi menduar se si të lidhen gjithë komunat dhe fshatrat me qendrën.Kosova ka theksuar se nëse do te drejtoje Bashkinë e Tiranes çdo investim do te orientohet drejt problemeve te qytetareve e jo per fasada apo palma te cilat nuk i?u vijnë ne ndihme shqiptareve qe nuk kane uje, shkolla e rruge.