Arrest shtëpie për Durim Bamin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durim Bami personi që Tom Doshi pretendon se është paguar për ta eliminuar me udhër të Ilir Metës, la qelitë e paraburgimit këtë të premte. Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë vendosur ndaj tij duke e lënë në arrest shtëpie. Vetë Bami nuk u paraqit teksa kërkesa u depozitua nga mbrojtësi i tij ligjor ku kërkohej lirimi. Sipas avokatit, 36-vjeçari jo vetëm që nuk është kapur në flagrancë, por është arrestuar për një krim që nuk ekziston dhe që nuk ka ndodhur. Prokuroria hodhi poshtë pretendimet e mbrojtjes pasi sipas saj bami mund te largohet nga Shqipëria dhe t?i shmanget drejtësisë. 36-vjeçari nga Fushë Kruja akuzohet për kallëzim të rremë, ashtu si Doshi dhe Mark Frroku. Ai u arrestua pas publikimit te videos ku shfaqej duke rrëfyer atentatin e pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Por pas marrjes ne pyetje Bami deklaroi se gjithë ngjarja kishte qene një sajese e Doshit dhe e deputetit tjetër Mark Frroku.