http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në seancën e radhës të procesit gjyqësor të çështjes Strazimiri, dy deputetet, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka pranuan se e kanë goditur kolegun e tyre, por jo për shkak të detyrës. Në Gjykatën e Lartë, ata pranuan se e goditën Strazimirin për shkak të fyerjeve personale ndërkohë që për deputetin e djathtë Luciano Boci i cili ndoqi gjyqin, deklaratat në sallë rëndojnë pozitat e Ndreut dhe Ndokës. Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, nisi pas kallëzimit të dorëzuar nga Edi Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në kallëzim thuhet se korrikun 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu goditën për shkak të detyrës deputetin demokrat Gent Strazimiri.