http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
31 marsi ishte afati i fundit, por ne fakt qytetaret qe nuk paten mundësi te përfitojnë nga skema lehtësuese e pagesës se borxheve te energjisë tashme kane një afat te ri. Deri ne 15 korrik, çdo abonent debitor mund te shlyeje detyrimet e prapambetura, duke përfituar ulje me 80 % te kamatëvonesave. Dhe nuk janë pak, por rreth 200 mije klientë. Afati i ri i vendosur nga Ministria e Energjisë, ka per qellim edhe mbledhjen e nje debie e cila arrin ne miliarda leke. Riaktivizimi i skemës ka për qellim lidhjen e marrëveshjes me OSHEE, brenda datës 15 korrik dhe me pas pagesën e detyrimeve me këste. Qeveria nisi nje aksion ne muajin nëntor te 2014, me qellim mbledhjen e borxheve te prapambetura, por edhe per te luftuar indormalitetin ne këtë sektor, i cili vijon te marre fonde nga buxheti i shtetit, pasi nuk arrin te mbaje financiarisht vetveten.