Lu: Korrupsioni të marrë fund - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Misionin per te luftuar korrupsionin, nuk mund ta kenë vetëm institucionet e shtetit. Gjatë një takimi me gjimnazistët e Elbasanit, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, tha se pjesë e kësaj beteje është edhe shoqëria civile.?Korrupsioni na mundon të gjithëve dhe ai duhet të marrë fund. Një nga mjetet më të fuqishme për të luftuar korrupsionin është një shoqëri civile aktive, nxënësit, OJQ-të, mediat dhe qytetarët e zakonshëm duhet të kërkojnë ti jepet fund korrupsionit. Shqiptarët të guximshëm tani janë duke thënë mjaft më, kjo kulturë e korrupsionit duhet të marrë fund sot, dhe kjo fillon qe nga unë. Për këtë arsye jemi në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si edhe zyrën e koordinatorit kundër korrupsionit për të shtrirë më tepër projektin qytetar. Ky është një program i konceptuar për edukimin e brezave të rinj me mënyrën se si funksionon demokracia.?Ambasadori Lu shoqërohej edhe nga ministrat Çuçi e Nikolla të cilët thanë se qeveria ka ndërmarrë disa nisma për të goditur këtë fenomen, bashkë me organizatat jo qeveritare.