http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Flokët mund të të thinjen ose mund të të bien. Ajo që unë mendoj është kjo, të të thinjen ose të të bien duke ndihmuar tjetrin, apo të të bien ose thinjen se si ta shkatërrosh tjetrin, t?ia groposësh të ardhurat e tij, t?i groposësh shpresën, ta rrjepësh përditë, është një diferencë shumë e madhe. Unë e them me plot gojën dhe i dal çdo njeriu përballë që thinjat e mia janë devotshmëri, janë përkushtim për pacientin, janë 24 orë në shërbim të tij ashtu sikurse nesër jap zotimin tim se do të jem 24 orë në shërbimin tuaj.?Këto fjalë ka zgjedhur kandidati i opozitës Halim Kosova, për t?iu drejtuar të rinjve të kryeqytetit, por në të njëjtën kohë edhe për t?iu përgjigjur rivalëve politik.?Pa diskutim që petku më i bukur që qyteti i Tiranës ka, është rinia. Eshtë rinia ajo që me iniciativën e saj i ka dhënë gjallërinë e duhur Tiranës drejt një kryeqyteti Europian. Tirana nuk ka bërë aq sa duhet për rininë, duke marrë parasysh sakrificat që rinia ka bërë, duke marrë parasysh se është pjesa më vitale e komunitetit. Tirana ka qenë me fat që në gjirin e saj vijnë qindra e mijëra të rinj për të studiuar, për të krijuar një prespektivë për veten, për familjen dhe pse jo për të gjithë shoqërinë?.Punësimi sipas Halim Kosovës do të jetë kryefjalë e çdo nisme në bashkinë e drejtuar prej tij. Bashkia do të ofrojë grante në mënyrë që kush ka një ide, ose një grup të rinjsh me ide, të kenë mundësinë që atë ide ta vënë në jetë?,?Pa diskutim që kjo lidhet me punësimin dhe punësimi është kryefjala e çdo inisiative që Bashkia do të marrë për rininë. Në një qytet ku biznesit i janë ngurosur 8.000 apartamente që nuk i shiten dhe Tirana ka kaq shumë nevoja për punësim, unë jam duke vrarë mendjen, po brenda kuadrit ligjor, se si këto apartamente t?i ofrohen qytetarit nëpërmjet Bankës me kredi shumë të ulur.?Kandidati i opozitës iu premtoi të rinjve, se do të hartojë projekte në mënyrë që dija e mësuar në shkollë, të justifikohet në jetë, duke u bazuar tek merita.