http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Salla e parlamentit është bere tashme foltorja, nga e cila socialisti Ben Blushi ka paraqitur alternativen per një qeverisje ndryshe. Anëtari i kryesisë se PS duke i?u përgjigjur kritikeve qe e kane akuzuar se ai vetëm konstaton e nuk jep zgjidhje; u ka shpjeguar se sipas tij hapi i pare qe duhet te hedhe ky koalicion qeverisës është ndryshimi i qëndrimit ndaj te varfërve, qe sipas tij ne Shqipëri sot janë 400 mije. Blushi ka bere një propozim te guximshëm per dyfishim te ndihmës ekonomike dhe te pagës minimale. Blushi ka theksuar se qeveria duhet te garantoje për këtë shtrese ushqimin, ilaçet falas, libra e energji elektrike falas. Por sipas Blushit qeveria ka gabuar edhe ne raport me shtresën e mesme duke aplikuar një takse progresive te deformuar. Ndryshe nga nje jave me pare kritikave te Blushit nuk i?u kundërpërgjigj nje deputet i ri, por nje ministër i kabinetit Rama. Kjo është seanca e dyte kur maxhoranca nuk përballet vetëm me kritikat e deputeteve demokrate, por edhe me kritikat e deputetit socialist Ben Blushi, i cili kërkon përmirësim te qeverisjes.