Cardoso rikthehet në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shfaqja ?Impakt and Table? ishte ndër më të mirat e shfaqura në Taetrin e Operas dhe Baletit. Impakti i publikut e ka rikthyer koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso, sërish në skenën e këtij teatri. Duke nisur nga mbrëmja e së premtes e për tre mbrëmje rresht Cardoso do të prezantojë katër pjesë të reja, premierë vetëm për Teatrin e Operas dhe Baletit shqiptar. Katër pjesët e kësaj shfaqjeje do të vijnë nën interpretimin e balerinëve të Teatrit të Operas dhe baletit, me të cilët koreografi Carodoso ka punuar edhe në shfaqjen ?Impact & Table?. Kërcimi, muzika dhe akrobacia shpeshherë janë elementët që e bëjnë të veçantë këtë shfaqje, pasi ato përcillen të pashkëputura gjatë gjithë kohës. Kjo shfaqje vejn për herë të parë në Shqipëri dhe asnjëherë më parë nuk është përcjellë në ndonjë teatër tjetër në botë. Jam përpjekur që të përcjell elementë të ndryshëm të baletit që unë krijoj, pasi do të doja shumë të njihnit një Cardoso tjetër përtej ?Impact & Table?. Katër pjesët janë krijuar në kohë të ndryshme. E para është konceptuar para 9 vjetësh, e dyta pesë vjet më parë, ndërsa dy pjesët e fundit që janë shumë energjike dhe komplekse i kam krijuar këto tre vjet.Baleti ku ndërthurret klasikja me modernen do të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe në teatro të tjerë pasi të këtë marrë jetë në Teatrin e Operas dhe Baletit mbrëmjen e së premtes në ora 20.00

Free Traffic Exchange