PD padit Vangjush Dakon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi liderët e mazhorancës prezantuan kandidatin e majtë për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dakon, ky i fundit është paditur në Prokurori nga opozita. Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe nënkryetari i selisë blu, Edmond Spaho, depozituan kallëzimin për regjistrim të paligjshëm të 2700 zgjedhësve në Durrës. Sipas tyre, kjo është shenjë e qartë e tentative për manipulimin e zgjedhjeve.Arben Ristani: Partia Demokratike po konstaton që në mënyrë të shumëanshme me shumë makinacione po tentohet manipulimi i zgjedhjeve. Kryerilindjoti dhe kryerilindjotët po mundohen të bëjnë çdo gjë që të fallsifikojnë procesin elektoral dhe të mundohen të fitojnë zgjedhjet në tavolinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme .Po presim që Prokuroria të konkludojë në lidhje me kallëzimin që ne kemi bërë.Edmond Spaho:Kërkuam hetim të shpejtë dhe të plotë të kësaj çështjeje për shkak të urgjencës që ka, pasi së shpejti dalin listat përfundimtare dhe afron dita e zgjedhjeve. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike. Më rezulton që edhe Partia Socialiste e ka pranuar skandalin pasi në debatin që është zhvilluar në KQZ përfaqësuesi ligjor në KQZ zoti Gjonçaj ka pranuar që të hiqen këta individë nga lista të cilët nuk janë pak por 2700 deri në fund të prillit.Spaho nënvizoi se këta zgjedhës te cilet janë futur ne mënyre arbitrare në lista, nuk do të votojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit në Durrës.