PD: Rama orkestroi incidentin në Ersekë me Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka akuzuar mazhorancen për incidentin ne takimin e liderit te opozitës Lulzim Bashes ne Erseke. Ne fillim te seancës plenare, kryetar i grupit parlamentar te PD, Edi Paloka, tha se personi i cili qëlloi me karrige është i lidhur me pushtetin dhe sipas tij, ky është nje akt i orkestruar nga kryeministri Rama. I vetmi përfaqësues i mazhorances qe reagoi per akuzat e ngritura nga opozita, ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili dënoi dhunën ne takimin e liderit te PD. Ka ndodhur nje ngjarje e rende, te gjithë jemi dakord qe te merren masat me te ashpra per këtë dhe çdo incident qe dëmton fushatën elektorale. Ndërkaq, Partia Demokratike nëpërmjet zedheneses ka publikuar fotot e personit qe shkaktoi incidentin ne Erseke, foto te cilat provojnë sipas PD se Suel Lico është pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.