Reagimet e BE-së për situatën në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve maqedonas, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Në një reagim të saj, Maja Konciajcic, zëdhënëse e komisionit, ka rikujtuar një nga parimet bazë, atë të lirisë për protesta. ?BE konstaton me shqetësim të thellë plagosje e protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë një ditë më parë. Komisioni kujton rëndësinë themelore për tubime të qeta dhe liritë e shprehjes ashtu siç parashikon konventa europiane për të drejtat e njeriut thekson Koncijacic, ndërsa shtoi se ato duhet të jenë vlera themelore të demokracisë?. Ndërkohë, eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, në një koment të tij, ka thënë se akuzat e ngritura nga materialet e përgjuara, që përbëjnë motivin kryesor të protestave të qytetarëve shqiptare e maqedonas para kryeministrisë duhet të hetohen. Ai i bëri thirrje edhe lideri të LSDM-së, Zoran Zaev që të kthehen në Kuvend dhe të adresojë shqetësimet në Parlament.