DENAR BIBA KUNDER KRYETARES SE KQZ.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë asnjë vendim për të ndaluar takimet e partive politike dhe kandidatëve të tyre deklaroi për Vizion Plus nënkryetari i institucionit Denar Biba.?Nuk ka asnjë vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me deklaratën e djeshme, një vendim të formalizuar të të gjithë anëtarëve, shumica përkatëse. Pra nuk ka një vendim të tillë?. Në kushtet kur KQZ nuk ka vendim, deklarata e kryetares, ishte tërësisht personale dhe vetëm zonja Luzi duhet ta dije se çfarë e ka shtyrë të paralajmërojë subjektet politike për të ndalur takimet dhe se nëse nuk do respektonin urdhrin, do të gjobiteshin. Në aspektin ligjor, nënkryetari Biba nuk gjen asnjë një nen të Kodit i cili ndalon takimet. Nëse do të kishin nisur transmetimi i spoteve apo vendosja e posterave elektoralë, atëherë mund të kishte debat.?Në bindjen time, në leximin tim profesional të Kodit Zgjedhor, nuk parashikohet një ndalesë e tillë. Nëse mund të ketë debat, është në lidhje me ndalesën e spoteve televizive përpara afatit 30 ditor, por jo për informacionin që mediat mund të japin për aktivitetet e ndryshme që zhvillohen, qoftë këto edhe me karakter politik.?Nënkryetari i KQZ-së e sheh te pavend kërkesën drejtuar medias per te ndaluar transmetimin e aktiviteteve.?Unë vlerësoj një qëndrim të themi moral, i cili edhe në qasjen time qytetare përkon me atë të zonjës Luzi, sipas të cilës nuk duhet mbingarkuar pafundësisht qytetari me politikë të përditshme, por është një qëndrim imi po aq ligjor, që Kodi Zgjedhor nuk i ndalon mediat që të pasqyrojnë këtë fushatë elektorale. ?Në kërkesën personale kryetarja e KQZ-së, justifikohet duke cituar Kodin Zgjedhor dhe në interpretimin e saj, fushata zgjedhore duhet të nisë më 22 maj. Por, mungesa e transmetimit të aktiviteteve politike, më shumë do të cenonte informimin e publikut mbi takimet në funksion të zgjedhjeve lokale, të cilat lidhet drejtpërdrejt me interesin e zhvillimit të qyteteve.

Free Traffic Exchange