http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse Bashkimin Evropian, sistemi i drejtësisë është më shumë objekt i korrupsionit sesa subjekt i luftës kundër tij, për Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri është akoma më keq; është nje vend ku të varfrit dënohen, ndërkohë që të pasurve i?u vihen gjoba. Gjatë tryezës së përbashkët me përfaqësues të Bashkimit Evropian për parandalimin e krimit tek të rinjtë Tahiri tha se nuk është i vetmi që ngre pikëpyetje mbi disa vendime gjykatash.Sajmir Tahiri:Pse dënohet ai që suvaton shtëpinë pa leje dhe nuk dënohen zyrtarët e shtetit që legalizuan një kat të tërë pallati që nuk ekzistonte fare? Pse dënohet ai që vjedh energjinë elektrike dhe nuk dënohen zyrtarët e Tatimeve që vodhën mbi 6 milionë euro? Fundja çfarë duhet të ndodhë që të gjithë bashkë të ulërasim se po, paska njerëz të pandëshkueshëm në vendin tonë, apo se drejtësia vendos sipas xhepit të varfrit i dënon ndërsa të pasurit i takson. E kush mendon se kjo është ndonjë vepër e ndonjë gjyqtari apo prokurori të kalbur në korrupsion nuk e ka gabim, por as plotësisht të drejtë nuk e ka, se kjo mbi të gjitha është arroganca e korrupsionit dhe atyre që as dënohen e as turpërohen e fyer në sistem.Prandaj duket fare normale tha Tahiri që shpesh në poste të larta të ketë persona me të shkuar kriminale. E nëse vazhdohet të ndiqet ky model duke mos bërë asgjë për ta ndryshuar rrezikohet dhe më shumë.Kjo është një ndër arsyet madje që në vazhdimësi janë korruptuar edhe të votuarit në Shqipëri sepse në padrejtësinë masive rrotull nesh që e kemi lejuar shumë shpesh me heshtje të korruptuarit janë gjithmonë më të zot, gjithmonë ja dalin.Sipas Ministrit të Brendshëm shoqëria dhe komuniteti është motori kryesor i ndryshimeve të mëdha duke garantuar drejtësinë më së pari dhe nëpërmjet saj dinjitetin që vjen nga puna.