Komisioni i Medias për “amendamentin Balla” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Medias ka vendosur te drejtohet për ekspertize Këshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe OSBE ne lidhje me amendamentin e deputetit Taulant Balla per ligjin e medias. Kryetari i këtij komisioni Genc Pollo ka përcjelle shqetësimin e Këshillit te Europes, i cili nëpërmjet nje letre ka theksuar se heqja e nenit 62 është problematik duke argumentuar kështu nevojën per ekspertize ndërkombëtare. Meqenëse ligji per median është hartuar ne bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar edhe maxhoranca ka kërkuar qe amendamenti Balla te shqyrtohet vetëm pas marrjes se mendimit nga OSBE, BE dhe Këshill i Europes. Por ndërsa maxhoranca nuk ka shprehur qëndrim per propozimin e deputetit balla, opozita e ka bere te qarte se është kundër. Deputeti socialist Taulant Balla ka propozuar shfuqizimin e nenit 62 te ligjit per median, nje nen mjaft i rendesishem pasi ne 12 pikat e tij ai përcakton rregullat mbi pronësinë e mediave dhe tregun e reklamave dhe heqja e këtij neni do te cenonte konkurrencën e lire dhe do te favorizonte operatore te caktuar ne treg. Shqyrtimi i ketij propozimi është parashikuar te behet ne séance e 21 majit por kjo ka pak mundësi te ndodhe pasi marrja e ekspertizës ndërkombëtare ka per te kërkuar shume me tepër kohe

Free Traffic Exchange