http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrja e kryetares se KQZ drejtuar partive politike për te ndërprere fushatën elektorale, jo vetëm qe nuk është dëgjuar nga asnjë prej liderëve apo kandidateve, por është interpretuar nga opozita si presion i qeverise. Nga Kruja ku ka prezantuar kandidatin Hamdi Pasha , kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se qeveria për here te pare ne dy dekada kërkon te ndërpresë fushatën elektorale, pasi i trembet betejës se opozitës. Basha u ka folur banoreve te Krujës per premtimet e pambajtura te qeverise Rama, per çmimin e rritur te energjisë e te karburanteve, per shtimin e papunësisë. Duke u ndalur tek aksioni me i fundit per cilësinë e naftës, Basha e ka cilësuar atë thjesht nje shfaqje para fushate. Basha ka sulmuar edhe rivalin Hamdi Pashe, Artur Bushin, i cili është një prej kandidateve me te kritikuar nga opozita si person me rekorde kriminale.