http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për bashkimin me Kosovën ka ngjallur debate te ashpra ne Komisionin e Integrimit. Shkak u be pyetja e deputetit Edi Paloka drejtuar Ministres se Integrimit Klajda Gjosha për qëndrimet e liderit te maxhorances ne raport me bashkimin fizik me Kosovën. Reagimi i socialistit Taulant Balla ka qene i ashpër, pasi sipas tij interpretimet te tilla për deklarimet e Edi Rames janë bere vetëm nga qarqe serbe. Me herët Komisioni i Integrimit miratoi vetëm me votat e maxhorances një ndryshim ne ligjin për median te propozuar nga Taulant Balla . Sipas këtij propozimi shfuqizohet i gjithë neni 62 qe rregullon pronësinë ne media, por edhe shpërndarjen e reklamave; një propozim qe ka ngjallur shume kritika, pasi favorizon monopolet dhe prish konkurrencën ne tregun mediatik, por vete deputeti Balla s?ka sqaruar asnjë prej pikëpyetjeve pasi Komisioni i Integrimit nuk është komision përgjegjës. Opozita ne Komisionin e Integrimit nuk mori pjese ne votim, por me herët deputete te saj e kane kritikuar fort amendamentin balla i cili favorizon operator te caktuar ne treg.