http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon me fushatën e prezantimeve te kandidateve për bashki ne zgjedhjet e 21 qershorit. Këtë here Basha është ndalur ne Vore, nga ku ka akuzuar qeverinë Rama-Meta si shkaktare për gjendjen e mjerueshme ne te cilën ndodhen qytetaret. Po gjate ditës kryetari i opozitës ka qene edhe ne Shijak per te prezantuar emrin e Partisë Demokratike ne këtë qytet. Nga sheshi i Shijakut, Basha i kërkoi shqiptareve te bashkohen kundër kryeministrit Rama. Per Lulzim Bashen qeverisja aktuale është fajtore për eksodin e shqiptareve jashtë vendit.