Fushatë në ditën e dëshmorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo aktivitet në funksion të fushatës zgjedhore. Slogani i mazhorancës për zgjedhjet e 21 qershorit, ?Drejtimi i Duhur? u përsërit nga kryeministri Edi Rama edhe në festën e Dëshmorëve, duke thënë se qeveria po merr kthesën. Në fjalimin politik nën shtatoren ?Nënë Shqipëri?, Rama tha se politika e rrjedhës së lirë solli degradimin e vendit. Sloganin politik e përsëriti edhe kandidati i të majtëve në zgjedhjet lokale Erion Veliaj, i prezantuar si nip veteranësh. Më pak politik, u shfaq kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që në fjalimin e tij shprehu nderim për sakrificën e dëshmorëve. Në ceremoninë e festimeve të 5 majit morrin pjesë veteranë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues të klerit.

Free Traffic Exchange