http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimet elektorale tregojnë se partitë i kanë ndezur motorët e fushatës per zgjedhjet e 21 qershorit shumë kohë para asaj qe përcaktohet në ligj. Partitë politike janë të vetëdijshme për afatet ligjore, pasi ato vetë kanë hartuar ligjin dhe po me vetëdije po shkelin përcaktimin e nisjes se fushatës zgjedhore. E kjo gjë është bërë më e qartë në mbledhjen e KQZ, ku përfaqësuesit e partive e kaluan në heshtje paralajmërimin e kryetares Lefterie Luzi për të ndërprere fushatën se në të kundër do të gjobiten. Takimet e krerëve politikë dhe kandidatëve duket se do të vijojnë pavarësisht qëndrimeve të kryetares së institucionit përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve.