Mark Frroku merret i pandehur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria i ka komunikuar akuzën dhe ka marre te pandehur deputetin kristian demokrat Mark Frrokun. Edhe ndaj tij, ashtu si dhe për Tom Doshin, akuza është ajo e kallëzimit te rreme ne bashkëpunim. Por ndryshe nga kolegu i tij, Frroku u njoh me akuzën e re ne ambientet e spitalit te burgut, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh. Te pranishëm përveç prokurorit te çështjes dhe oficerit te policisë gjyqësore, ishin dhe dy avokatet mbrojtës te tij, te cilet thane se edhe kjo akuze nuk qëndron.Ndërkohë deputeti tjetër Tom Doshi eshte paraqitur këtë te hëne ne prokurori, duke respektuar kështu vendimin e Gjykatës se Larte, cila i caktoi si mase atë te detyrimit për t?u paraqitur te hënën e çdo jave ne organin e akuzës. Pas daljes nga Prokuroria, avokatet e tij thane se kërkuan marrjen e provave te tjera shtese ne lidhje me çështjen dhe nëse refuzohen ato do t?i drejtohen Gjykatës. Mësohet se Doshi dhe avokatet e tij, kane kërkuar ne Prokurori ballafaqimin me te gjithë zyrtaret e larte te përfshire ne çështje.