Rama: Reformat, ilaçi i duhur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa prezantoi kandidatin e zgjedhur nga e majta për Bashkinë e Malësisë se Madhe, Tonin Marinaj, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë rëndësinë e reformave. Ai kërkoi mirëkuptimin e malësorëve, duke premtuar se efektet e tyre do te duken se shpejti.?Reformat që po bëjmë janë të vështira. Por ashtu siç nuk ka prind që t?ja japi me dëshirë fëmijës një ilaç të hidhur, ashtu nuk ka prind që ti thotë fëmijës mos e pi ilaçin se është i hidhur. Por përkundrazi e detyron ta marri ilaçin e hidhur sepse përndryshe bën një mëkat të madh, rëndon sëmundjen që mund të ketë fëmija, kështu janë dhe reformat, kështu është edhe përgjegjësia për të drejtuar dhe për të çuar përpara vendin. Jo duke mbyllur sytë dhe duke ua u mbyllur sytë njerëzve me mjaltin e gënjeshtrave dhe duke e sjellë punën që vendi të shkoj drejt kolapsit, siç po shkonte drejt kolapsit energjetik. Siç po shkonte drejt një pike pa kthim, ku do të na duhej pastaj që të bënim reforma shumë herë më të egra dhe shumë herë më të dhimbshme për të dal nga errësira totale, apo në të gjithë fushat e tjera. Por reformat nuk janë formula magjike. Reformat janë operacione të dhimbshme që duhen bërë, për të luftuar sëmundje të cilat nuk luftohen as duke lyer fytyrën me pudër, as duke ngrënë karamele. Por luftohen me terapinë e duhur dhe me operacionin e duhur. Rezultatet e reformave do të vijnë?.Kreu i qeverisë i është përgjigjur edhe zërave kritikë për mungesën ë investimeve në infrastrukturë.?Është një gjë e turpshme kur thonë ?s?keni bërë asnjë rrugë. S?kemi bërë asnjë rrugë?! Kemi shlyer deri tani afro 400 milion dollarë, nga borxhet e tyre. Përfytyroni se çfarë do të kishim bërë po t?i kishim 400 milion dollarë. Përfytyroni se çfarë do të kishim bërë sikur të gjitha këto para të mos ishin borxh. Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë?.Gjatë vizitës në Malësinë e Madhe Rama ka parë më nga afër edhe investimin në ujësjellësin e Gruemirës, duke e vlerësuar si një vepër strategjike për këtë zone.

Free Traffic Exchange