http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendja e Tiranës sot për Erion Veliajn sjell shume fakte se pse puna e bashkisë se drejtuar nga demokratët këto 4 vjet, është e dështuar. Dhe në takimin me banorë të njësisë numër 8, kandidati i shumicës i renditi ato, duke nënvizuar se Basha nuk i ka mire menaxhuar fondet. Problemet në Tiranë janë të shumta, por për Veliajn, vëmendje do t?i kushtohet zgjidhjes së trafikut të rënduar. Edhe për Bashën, dikur qytetarët ishin të parët, por Veliaj kërkon ta konkretizojë atë përmes referendumeve lokale për marrjen e vendimeve. Të pranishmit në takim, e pyetën edhe për turizmin dhe Veliaj risolli ne vëmendje se resurset nuk mungojnë, por ato jane lenë ne harrese. Ftesa per nje debat publik me rivalin tij demokrat, ende qëndron pasi sipas Veliajt, dikush duhet te mbaje llogari per premtimet e pambajtuara gjate këtyre katër viteve.