Paloka: Kosova i avantazhuar përballë Veliajt - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diferenca e madhe e krijuar ne Tirane ne zgjedhjet e 2013 mes te majtës dhe te djathtës, bën qe opozita ta nise nga një pozicion i vështirë garën per bashkinë e kryeqytetit. Por megjithatë kjo fushate parazgjedhore duket se e bën optimist Edi Paloken, i cili drejton grupin e punës per zgjedhjet ne Tiranë pasi per numrin 2 te PD Halim Kosova ka avantazhe te dukshëm krahasuar me rivalin socialist Erion Veliaj. ?Mendoj qe tashme perceptimi dhe fryma është bere e dukshme tek qytetaret, jo për propagande, por ndihet kudo se kandidatura e PD është e mirëpritur dhe po konfigurohet si fituese dhe zoti Kosova si kryetar i ardhshëm i bashkisë. Ndërkohë qe përballë tij, thuhet është një i ri, por për çfarë na duhet ky i riu kur e vetmja gjë qe sjell nuk është e re. se qe ne fillimet e tij ne politike ky zotëria ka qene i vjetër se e ka nisur karrierën me korrupsion e po e mbyll me vjedhje.?Paloka sqaron edhe strategjinë elektorale qe po ndjek opozita per zgjedhjet e 21 qershorit. Edhe për 2 jave Kosova vetëm do te dëgjoje qytetaret dhe vetëm me pas do te shpallet programi përballë mazhorances, e cila po e përdor fort kartën e premtimeve te parealizuar te kryetari aktual te bashkisë, njëherësh liderit te opozitës Lulzim Basha, Paloka e ka një përgjigje.?Unë do beja një krahasim ne këtë rast. Ajo qe bën Rama me akuzat e tij është si t?i thuash dikujt pasi t?i kesh çare gomat e makinës pse nuk po ecën kjo makina, te njëjtën gjë ka bere qeveria me Bashkinë e Tiranës?.Edhe pse argumenti se qeveria bllokon kryetarin e bashkisë kur i përket kampit tjetër politik duket sikur penalizon edhe kandidatin Kosova, Paloka ka një tjetër këndvështrim.?Dikush do te thotë qe çfarë do te ndodh me bashkinë e Kosovës dhe një kërkese qe ne u bëjmë qytetareve është te votojnë Kosovën dhe per PD për këshillin bashkiak se na duhet edhe këshilli për te bere pune.?Tirana është beteja me e rëndësishme e zgjedhjeve te 21 qershorit dhe prandaj e gjithë vëmendja dhe puna e mazhorances dhe opozitës është përqendruar ne përballjen mes Halim Kosovës dhe Erion Veliajt.

Free Traffic Exchange