http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e opozitës, por edhe kritikat brenda partisë socialiste per rritjen e azilkërkuesve shqiptarë kryeministri Edi Rama i ka cilësuar lot krokodili. Nga Kukësi një ndër qytetet më të prekura prej eksodit, Rama tha se faji per largimet masive te njerëzve është i keqqeverisjes se demokrateve. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe paraardhësin e tij ish kryeministrin Sali Berisha për borxhet e mëdha qe i la vendit ne sektorin energjetik. Gjatë prezantimit të kandidatit të mazhorancës për kryebashkiak të Kukësit, Hasan Halilaj, kreu i qeverisë iu dha përgjigje edhe kritikave në drejtim të menaxhimit të sektorit të shëndetësisë. Me heret kryeministri shpërndau certifikatat e legalizimit per banoret e Kukësit, ku theksoi se ky proces do te sjelle rritje jo vetëm ne ekonomitë familjare, por edhe atë vendase. Nuk munguar as batutat as batutat mes banoreve te Kukësit dhe kryeministrit. Gjatë qëndrimit në Kukës, kryeministri Rama ka vizituar edhe spitalin rajonal, ku vlerësoi përmirësimin e kushteve. Ai u shpreh se është garantuar furnizimi me barna. Sipas tij, nga viti 2013 deri më sot, në sektorin e shëndetësisë, për të njëjtën sasi barnash janë kursyer 70 milionë dollarë, ndërkohë që janë shlyer 40 milionë dollarë borxhe të prapambetura në furnizimin e spitaleve.