Halim Kosova takon të rinjtë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krijimi i mundësive për punësim të të rinjve ishte tema e diskutimit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. Ai tha se do të preferonte që të rinjtë t?i shikonte me shume në punë se sa në takime elektorale.Halim Kosova:Unë kam gjithë këto ditë që po bëj një tur nëpër lagje, nëpër qytet. Kur e shikon se sa të rinj të dalin përpara paradite, është mbështetje por është edhe keqardhje. Do të uroja që, kur të vija më pas, mos të më dilnin kaq shumë njerëz para për të më pritur paradite, por të ishin të gjithë të zënë me nga një vend punë. Kjo vizitë që unë bëj nëpër lagje, më ka ndihmuar shumë për të parë nga afër dhe për të prekur problemet dhe çdo lloj problemi i hedhur mbi tavolinë dhe i grumbulluar nga një shtab i madh, ndërton një strategji të cilën rreth datës 20-22 Maj, ne do ta shpalosim dhe do ta shikoni që do të jetë shumë i prekshëm, shumë konkret dhe me një vizion shumë të qartë për të ardhmen që të gjithë bashkë do ta realizojmë.Vota më 21 qershor, sipas kandidatit demokrat është e rëndësishme, pasi do të vendosë për të ardhmen e qytetit te Tiranës.Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe këtë kam pasur si moto, se e ndjej vetë, që mos mendo për një ditë, por mendo për katër vjet sepse duke menduar të gjithë pak më gjatë, do ti japim një pamje tjetër qytetit, politikës, vendit, Shqipërisë.Për Halim Kosovën, komunikimi me qytetarët është i rëndësishëm. Kandidati i koalicionit te djathte u shpreh se duhet bërë e pamundura që t?i ndryshohet fytyra kryeqytetit.