Rama u përgjigjet kritikëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë ata opinioniste të cilët flasin me shifra, mos harrojnë se shifrat nuk janë të tyret, s?mund të këtë në një vend demokratik shifra sipas qejfit.?Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t?i përgjigjet kritikave, që kanë ardhur në adresë të kabinetit të tij, nga zërat jashtë dhe brenda Partisë Socialiste. Edi Rama është kujdesur të sqarojë opinion publik, por dhe kritikët se borxhi është i lartë për shkak të detyrimeve të papaguara që gjetën, reforma në energji ishte e dhimbshme, por e domosdoshme dhe se pasuritë kombëtare të Shqipërisë, siç është nafta janë në proces auditi, ndryshe nga favorizimet që i bënte qeveria e shkuar. Kreu i qeverisë bëri një krahasim metaforik për t?iu kujtuar shqiptarëve situatën se si mazhoranca aktuale e gjeti vendin. Më herët, shefi i ekzekutivit morri pjesë në Panairin e Punës, ku konsideroi punësimin një sfidë të madhe. Ai tha se vendi ka shumë probleme, por se është e pamohueshme që po ecet ne drejtimin e duhur. Shefi i qeverise tha se jane shumëfishuar fondet për punësim. Rama vizitoi edhe stendat e kompanive, ku nuk munguan as batutat. Gjatë tre ditëve të para të panairit janë lidhur mbi 800 kontakte për punësim, ndërkohë që janë në dispozicion 5500 vende pune.

Free Traffic Exchange