Gjok Nonaj është lahutari më i vjetër (105 vjec) që do të marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Ishte 10 vjeç kur mësoi lahutën dhe thotë se kurrë s?do ndahet prej saj. I moçmi Gjok Nonaj është përcjellësi i traditës edhe te mbesa Lumturije Nonaj, lahutarja e vetme femër në Shqipëri dhe nipërve Gjovalin dhe Gjet Nonaj. Këtë vit për herë të parë lahutarët e familjes Nonaj do të bëhen bashkë për të kënduar në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Vlerat e Lahutës së eposit shqiptar vazhdojnë të ruhen me fanatizëm që nga më i moshuari e deri te më i riu i familjes Nonaj.