Parlament, miratohet ligji për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë qytetari nuk do ti sekuestrohet shtëpia ne rast se ka fatura te papaguara te energjisë elektrike. Maxhoranca u tërhoq nga propozimi i saj fillestar dhe vete kreu i grupit parlamentar socialist Gramos Ruci paraqiti amendamentin qe parashikon se ky sanksion do te vendoset vetëm ndaj bizneseve. Por edhe kjo tërheqje e qeverise nuk e ka kënaqur opozitën, e cila ka lajmëruar se do ta çoje ligjin ne Gjykate Kushtetuese. Gjate seancës se te enjtes parlamenti miratoi ligjet e parashikuara ne rendin e ditës bashke me te gjitha ligjet e mbartura nga seanca e kaluar kur shumica nuk kishte votat e nevojshme per te miratuar draftet. Fushata elektorale duket se eshte kthyer ne sfide per shumicën pasi per shkak te angazhimit te deputeteve ne fushate elektorale, pasi edhe ketë te enjte Parlamenti ka bere pushim per me shume se nje ore derisa maxhoranca te mblidhte deputetet.