http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është zhvendosur ne Parlament konflikti brenda maxhorances qe prej disa ditësh ka ndare ne dy kampe debatin politik ne kampin pro Ben Blushit dhe ne kampin kundër tij. Vete deputeti Blushi, anëtar i kryesisë se PS dhe një nga figurat me te njohura te se majtës ka zgjedhur foltoren e kuvendit për t?iu drejtuar te gjithë kritikeve te tij, veçanërisht atyre qe e kane vendosur ne te njëjtën llogore me Sali Berishën. Blushi nuk është tërhequr nga asnjë prej argumenteve te tij per funeralin e rilindjes, me rritjen e papunësisë, rritjen e çmimit te energjisë, varfërinë duke theksuar se nuk do te ndryshoje qëndrim pavarësisht kostove. Edhe pse fjala e Blushit ishte e ashpër i vetmi qe reagoi ishte nje prej deputeteve te rinj te Partie Socialiste Eduart Bejko. Shkrimi i fundit i Ben Blushit, funerali i rilindjes është shoqëruar me reagime nga ana e socialisteve duke filluar nga Taulant Balla e Erjon Brace deri tek figura si Servet Pellumbi