Sindikata kërkon anulimin e testimit të mësueseve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testimi i mësuesve, i cili do te behej ne muajin maj, pritet te shtyhet. Ky testim është ndeshur me nje numër te madh kundërshtimesh nga grupet e interesit. Sipas sindikatës se pavarur te mësuesve afati qe ka vendosur Ministria e Arsimit per te firmosur kontratën kolektive, qe përfshin edhe anulimin e testimit është data 30 prill. Presidenti i sindikatës Nevruz Kaptelli thotë se ky testim është antiligjor ndaj duhet te anulohet. Rreth 26.000 mësues kane firmosur nje peticion per te kundërshtuar testimin kombëtar. Por Kaptelli shprehet se ka pasur edhe nga ata qe nen presionin e madh per te mbrojtur vendin e punës nuk jane bere pjese e këtij peticioni. Sindikata e mësuesve kërkon rishikim te nenit 60 per ligjin e arsimit parauniversitar mbi pranimet dhe largimet e mësuesve nga puna.

Free Traffic Exchange