Gegë & Toskë
Na erdhë haberi prej Dukagjinit
?Po gufon ujë prej zanit Drinit?
Ç?janë kto fjalë që po gjëmojnë
Edhe gryk?t e bjeshkëve po ushtojnë
?Unë burojë në Strugë e burojë në Pejë
I boj malet bashkë skej m?skej
Nëpër vena ju jap jetën
Veq ni Zot Ai na shkrun dekën?
Dy buzë me i gojë, gegë edhe toskë
Ni gjuhë kem tanë, e thrrasim nanë
Nanë kurr mos ma bofsh hallall gjinin
N?ti harrofsha kto fjal?t e Drinit
Le t?ushtojnë sikur val?t e detit
Me mbledh tok o zanat i mbretit
Me da lehtë po ron me bashkue
Njoni tjetrin me durue
Burrni s?koka me dal n?mejdan
Po me lan idhnimin me ni anë
Dy buzë me i gojë, gegë edhe toskë
Ni gjuhë kem tanë, e thrrasim nanë
?Dil e piqu n?Haxhi Zekën
Grish Kosovën bashko rekën
Lsho kushtrimin n?toskë e n?gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n?shegë?
(katër vargjet e fundit nga Gjergj Fishta)
Dëgjova kushtrimin, në vend e mblodha gjithë toskërinë
Bashkë me Drinin erdha, u poqa me tërë gegërinë
Do ta hedh një valle, një valle me dasmorë
Për Shqipërinë sot do të këndojmë
Do ta puth në faqe atë vajzën malësore
Shqipërinë sot po e bashkojmë