Doshi akuzohet për kallëzim të rremë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nje muaj hetimesh Prokuroria ka ngritur akuzën dhe ka marre te pandehur deputetin Tom Doshi, te cilin tashme e akuzon vetëm per kallëzim te rreme, duke rrezuar dy akuzat e tjera te regjistruara qe ne nisje te procedimit: atë per deklarim te rreme dhe kanosje. Paraditen e kësaj te enjte rreth orës 10 deputeti i shoqëruar edhe nga dy avokatet e tij mbrojtës u paraqit ne Prokurorinë e Përgjithshme, ku i?u be zyrtarisht edhe komunikimi nga prokuroret Adnand Xholi dhe Altin Binaj proces qe zgjat rreth dy ore. Vete deputeti nuk ka bere asnjë koment ne lidhje këtë veprim te organit te akuzës, duke i?a lenë këtë te drejte avokatit te tij mbrojtës, Ferid Muca, për te cilin edhe akuza e kallëzimit te rreme nuk qëndronFerid Muça:Kallëzim i rremë në kuadrin e krijimit të provave të rreme, për video me Durim bamin, e cila është e qartë se ekziston. Vetëm për atë video që është dorëzuar nga vetë Doshi dhe që nuk ka bërë kallëzim pasi ajo nuk ka shërbyer për të nisur hetimin. Sot ishte një seancë ku prokuroria komunikoi vetëm akuzën e kallëzimit të rremë dhe kjo akuzë nuk qëndron por është e rëndësishme që nga 3 akuza që kërkoi arrestimin e tij sot hoqi dorë nga akuzat e tjera. Presioni ka qenë i madh se prokuroria sajoi tre akuza vetëm për të vënë arrest ndaj Doshit, dhe sot sipas tyre qëndron vetëm një akuzë. Deklaratat i kemi dhënë më parë kjo seancë nuk kishte deklarata të tjera. Bërja e videos është për të siguruar vetë atë duke qenë se ndaj dëshmitarit është bërë kanosje.Sipas avokatit deputeti i qëndron deklarimeve te bëra qe ne nisje te hetimeve se ndaj tij ka patur nje tentative per atentat. Per akuzën e kallëzimit te rreme deputeti rrezikon nga gjobe deri ne 5 vite burg. Ndërkohë mësohet se ditën e hënë prokurorët pritet t?i komunikojnë akuzat edhe deputetit tjetër Kristian Demokratit, Mark Frrokut, i cili është aktualisht i shtruar në spital, por ndodhet ne arrest me burg per akuzat e autoriteteve belge per vrasje dhe te drejtësisë shqiptare per fshehje te pasurisë.