http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej 21 majit te vitit 2008 Republika Ceke e ka njohur shtetin e Kosovës, por presidenti i vendit Milos Zeman ka nje tjetër qëndrim nga vendi qe drejton. Ai është shprehur se personalisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja se perse Çekia nuk po dërgon nje ambasador ne Prishtine. Me nje gjuhe te ashpër ne nje interviste per gazetën ?Novosti? Zeman nuk nguroi ta quante numrin dy te qeverise se Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm Hashim Thaci, nje kriminel lufte.Milos Zeman:Qëndrimi im është i njohur, Kosova drejtohet nga nje regjim mafioz i financuar nga trafiku i drogës. E kam thënë shume here publikisht se Hashim Thaçi është kriminel lufteZeman deklaroi se njohja e pavarësisë se Kosovës nuk është kusht per anëtarësimin e saj ne Bashkimin Evropian, por gjithçka do te varet nga ajo qe do te arrijne Prishtina dhe Beogradi. Per presidentin cek precedenti i Kosovës ka hapur kutinë e Pandores dhe ka nisur nje proces te rrezikshëm te ndryshimit te kufijve dhe integritetit territorial ne bote. Qëndrimet e presidentit cek ndaj Kosovës nuk kane qene te panjohura. Qe prej vitit 2013 ai mbështet idene e revokimit te njohjes se pavarësie nga Çekia, qe duhet t?u bashkohet 5 vendeve te BE, Sllovakisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros qe nuk e kane njohur shtetin e ri. Sipas tij nuk mund te kete nje ambasade ceke ne nje territor qe e cilëson regjim terrori te financuar nga mafia e drogës. Gjate nje vizite ne Beograd vitin e kaluar Zeman tha se kundërshtonte krijimin e nje ushtrie te pavarur ne Kosove, qe do te ishte ekuivalenti i ish UCK-se, qe e konsideronte te përfshirë ne krime.