Kthehen azilantët nga Britania - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Britania e Madhe riktheu 70 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit ne hapësirën Shengen. Mësohet se shumica e të rikthyerve kanë kërkuar azil, ndërkohë që janë penalizuar që të mos shkelin më asnjë vend të shengenit për një periudhë 5-vjeçare. Vetëm 1 javë më parë u rikthyen 58 persona të tjerë pasi kishin shkelur rregullat e qëndrimit. Sipas Ministrisë së Brendshme 35 prej tyre ishin së bashku me familjet dhe kërkonin azil kryesisht në Gjermani. Mes të rikthyerve 16 vinin nga Gjermania 6 nga Franca, 12 nga Finlanda dhe 24 persona nga Suedia. Shqetësimin për rritjen e kërkesave për azil e shprehu dhe Ministri i Brendshëm Gjerman Thomas de Maziere. Gjatë një takimi të disa ditëve më parë me ministrin Sajmir Tahiri ai tha se Shqiptaret nuk do te kenë asnje shans per te përfituar azil politik ne Gjermani. Te gjitha vendet e Bashkimit Europian ku kane mbërritur shqiptaret muajt e fundit kane deklaruar se do t?i kthejnë ata mbrapsht. Fluksi i largimeve ka prekur disa zona te Shqipërisë. Ndërkohë qe sipas agjencive ligjzbatuese ky fenomen ka riaktivizuar grupet kriminale qe mashtrojnë qytetaret.

Free Traffic Exchange