http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi është evidentuar nga kryeministri Edi Rama, si një ndër sektorët më të rëndësishëm, ku Shqipëria është e hapur për investimet e huaja. Gjatë forumit të tryezës së ideve, të organizuar në Stamboll, ku morrin pjesë mbi 50 biznese të mëdha, Rama tha se ambicia kryesore është krijimi i kushteve për Investime të huaja direkte.Edi Rama:Ajo që kuptuam ishte se ne kishim nevoje të hartonim një model të ri zhvillimi dhe të mbështesnim luftën tonë për rritje ekonomike në burime te qëndrueshme. Sigurisht është turizmi sepse Shqipëria është një destinacion totalisht i paeksploruar, dhe e po e shikojmë vit pas viti se si botime shumë të rëndësishme për turizmin, që nga New York Times, tek Lonley Planet, National Geographic dhe agjencitë më të mëdha të turizmit, sidomos të Europës Veriore, po u sugjerojnë turistëve që të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyrePor jo vetëm turizmi. Shqipëri vijoji me tej shefi i qeverise shqiptare, ka shumë sektorë të tjerë me interes per investitorët.Energjia, e cila bazohet në faktin se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Europë, pas Norvegjisë, për burime ujore dhe potencial hidroenergjetike. Plus vijnë nafta dhe mineralet. Vendi ynë ka burime të konsiderueshme nafte në tokë, si edhe burime të rëndësishme mineralesh. Pastaj vjen bujqësia dhe manifaktura. Shpresojmë fort se do të krijojmë kushtet dhe të bindim investitorët turq që të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në turizëmGjate tryezës se ideve kryeministri Edi Rama ftoi përfaqësuesit e biznesit turk të vizitojnë Shqipërinë per te para konkretisht mundësitë e investimit .